Barça provon ta kompenzojë ikjen e Messit duke transferuar këta dy sulmues

Ikja e Lionel Messit pa dyshim se ka lënë zbrazëtirë të madhe në skuadrën e Barcelonës pavarësisht se katalanasit e nisën shumë mirë sezonin duke regjistruar tri pikët e para më një fitore 4-2 ndaj Real Sociedadit.
Gjiganti spanjoll raportohet se ka hedhur sytë tek Arsenalit për ta përforcuar vijën e tyre të sulmit.
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette kanë rënë në radarin e drejtuesve të Barcelonës.
Të dy sulmuesit po lidhen me një largim nga ”Emirates Stadium” pasi ”Gunners” kërkojnë të ulin pragun e tyre të pagave në skuadër.
Barça po e vëzhgon më kujdes situatën, por do të duhej të shesin disa lojtarë të tyre para se të transferohej dyshja Aubameyang – Lacazette.

Back to top button