​Barcelona dhe PSG në negociata të avancuara për Neymarin

Braziliani Neymar është afër rikthimit në Katalonjë 6 vjet pas largimit për në Paris Saint Germanin.

“BeIN Sport” njofton se Barça është në një fazë të avancuar të negociatave me Parisin. Katalanasit e dëshirojnë yllin 31-vjeçar në huazim për një vit, me opsionin e blerjes përfundimtare në vitin 2024. Suksesi i negociatave për Neymar aktualisht varet nga struktura e pagesës së pagës së lojtarit.

Barcelona këmbëngul se pjesa më e madhe e pagës do të paguhet nga PSG, ndërsa francezët hezitojnë ta bëjnë këtë. Ata do të donin që 35 milionë eurot që i jep sulmuesit në vit të paguhen të paktën në mënyrë të barabartë nga të dy klubet.

Në vitin 2017, pasi PSG pagoi klauzolën e tij të lirimit me vlerë 222 milionë euro, Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

I penguar nga lëndimet dhe i frenuar nga mënyra e tij e jetesës jashtë fushës, Neymar nuk ka përmbushur pritjet nga ana e tij.

Neymar nuk ka luajtur që nga muaji shkurt, kur lëndoi rëndë kyçin e këmbës. Për Barcelonën, amerikano-jugori ka 186 ndeshje në 4 sezone. Ai kontribuoi me 105 gola dhe 76. Para se të mbërrinte në Evropë, Neymar luajti për Santosin në Brazil.

Back to top button