Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, (IHMK) ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të kemi mot me diell dhe me vranësira.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë Celsius.

Të martën kryesisht do të jetë me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Mot me diell dhe pjesërishtë i vranët do të jete edhe të mërkurën. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të krijohen erëra të percjellura me stuhi.

Po ashtu edhe të enjten parashihet mot i ngjashëm me ditën e mërkurë, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme, krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë.

E të premten parashihet të mbajë mot me vranesira dhe intervele me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do të jenë afërsisht të ngjajshme me ato të ditës së mërkurë.

IHMK ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

“Muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje”, thuhet në njoftimin e institutit./21Media

Back to top button