Barcelona fillon bisedimet me yllin e Ajaxit

Gjigandi katalunas Barcelona po synon që të fitojë garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë të Ajaxit Antony.
Spekulohet se krerët e ”Blaugranëve” janë admirues të mëdhenj të sulmuesit brazilian, ku edhe kanë filluar bisedimet për të arritur marrëveshje për transferimin e Antonyt gjatë verës.
Po ashtu, interesim serioz në shërbimet e Antonyt kanë shprehur edhe dy gjigandët evropianë Real Madrid dhe Liverpool, të cilët thuhet se do ta rivalizojnë Barçën për yllin e Ajaxit.
Që prej transferimit nga skuadra e Sao Paulos tek Ajaxi, Antony ka arritur të bëjë 65 paraqitje për gjigandin holandez, duke regjistruar 18 gola dhe 15 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button