Paraburgim tre të dyshuarve për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  B.H. i dyshuar për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”,  A.Q. i dyshuar për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit” , si dhe I.A. i dyshuar për shkak të veprave penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç./21Media

Back to top button