Barcelona konsideron shitjen e Raphinhas

Barcelona ka qenë në kërkim për një mesfushor defansiv dhe kishte vënë syrin te Martin Zubimendi i Real Sociedad.
Sipas Simon Philips, Chelsea së fundmi ka bërë lëvizjen e parë edhe për Martin Zubimendin.
Blutë duket se janë të etur për nënshkrimin e 23 vjeçarit, i cili ka një klauzolë lirimi prej 56 milionë funtesh për të rinovuar mesfushën e tyre.
Ndërkohë që, Barcelona ka konsideruar të shesë Raphinhan në vitin 2023.
Drejtuesit katalanas nuk janë të kënaqur me paraqitjet e lojtarit deri më tani këtë sezon dhe mendojnë se ai po i kalon pritshmëritë.
Blaugranët janë gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të mbledhin fonde përpara merkatos së verës në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e fer-playit financiar dhe të ekzekutojnë marrëveshje të tjera.
Brazilianit nuk i mungojnë kërkuesit në klubet më të mira në Evropë, me shumë skuadra të Premier League të interesuara për nënshkrimin e tij./21Media

Back to top button