Barcelona nuk di për këndellje, lëshon pikë edhe kundër Osasunës

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Osasunas dhe gjigandit katalunas Barcelona, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluara nuk është vendosur fituesi.
Pas humbjes 3:0 nga Bayerni dhe eliminimit në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka vazhduar me paraqitje të dobëta në këtë sezon, ku ka barazuar sot me rezultat 2:2 me Osasunan.
Fillimisht, ishte Barça ajo e cila e zhbllokoi rezultatin, ku mesfushori Nico shënon për 1:0 në minutën e 12’ të ndeshjes pas asistimit të Gavit.
Gëzimi i “Blaugranëve” nuk zgjati shumë, ku vetëm dy minuta më vonë Osasuna gjen golin e barazimit përmes mbrojtësit David Garcia.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Xavit, e cila e gjeti golin e epërsisë përmes sulmuesit anësorë Abdessamad Ezzalzouli, i cili kalon Barcelonën në epërsi prej 2:1 në minutën e 49’.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, ishte sulmuesi Chimy Avila ai i cili ia siguron një pikë Osasunas dhe ia mohon fitoren Barcelonës në minutën e 86’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Barcelona zë vendin e tetë në tabelë me gjithsej 24 pikë, vetëm dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Osasuna që renditet në vendin 10 në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes mes Osasunas dhe Barcelonës është i barabartë 1:1.

Back to top button