Quni dha dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së në Prizren

Anton Quni ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së në Prizren.
Në një postim në Facebook Quni ka thënë se këtë vendim e ka marrësi pergjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.
Të qenit kryetar i deges Quni ka thënë se ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por është shprehur i bindur se me dorëheqjen e tij po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren.
Quni ka thënë se nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e tij i ka bartur te nënkryetari Hatim Baxhaku.
“Përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes se numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunes.Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Quni në Facebook.
Ai tutje ka njoftuar se do të angazhohet si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së./21Media

Back to top button