Barcelona publikon video të Gavit dhe Lewandowskit, e shoqëron me këngë shqip

Mbrëmë në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, Robert Lewandowski fitoi çmimin “Muller” si golashënuesi më i mirë, kurse Gavi mori çmimin “Kopa”, si futbollisti i ri më i mirë në botë.
Videon me dyshen që Barcelona e ka shpërndarë në TikTok, e ka shoqëruar me një këngë në gjuhën shqipe.
“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, thuhet në mbishkrim e videos, ku shihen dy lojtarët e Barcelonës, teksa dëgjohet kënga “Habibi” nga DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan.

@fcbarcelona ✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes ♬ Habibi Albanian Remix – ⠀ ⠀ ⠀


Futbollisti francez, Karim Benzema, është fituesi i Topit të Artë të “France Football” për vitin 2022, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e së hënës në Paris./21Media
 

Back to top button