Gërvalla e Selakoviq përplasen në OKB

Kanë vazhduar përplasjet ndërmjet ministeres kosovare, Gërvalla-Schwarz dhe atij të Serbisë, Nikolla Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Selakoviq, ndër të tjera në fjalimin e tij ka përmendur ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, si të akuzuar për krime lufte.
“Ndoshta mund të dorëzoni aplikacionin që të bëheni nxënës i tij (Vuçiqit). Ai mund t’iu mësojë shumë për diplomacinë e politikën. Ku është ish-presidenti juaj, Hashim Thaçi, ku është Kadri Veseli, çka po bëjnë ata në Hagë. Janë atje për t’u proceduar dhe dënuar për krimet e tmerrshme që kanë kryer ndaj serbëve”, tha ai.
Por, Gërvalla- Schwarz e replikoi ministrin serb pse nuk po i referohet në mbiemrin e saj “Gërvalla”, por “Schwarz”.
“Ka arsye pse Selakoviq nuk mund ta përmend mbiemrin Gërvalla, sepse babai im është vrarë nga Shërbimi i Sigurimit të Serbisë, dhe për këtë është vështirë të përmendet ky mbiemër, sepse është një vrimë e madhe e errët në ndërgjegjen e Serbisë. Do të mund të shpenzoja në shumë kohë për tu përgjigjur në shumë gjëra por e respektoj kohën që ju keni dhe respektoj këtë organ të nderuar”, tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kërkoi që të mos dëgjohen deklaratat e Selakoviqin teksa flet se cila është e vërteta dhe cila gënjeshtra.
“Është e vështirë të ulesh duke ditur historinë këtu të dëgjosh për të vërteta e gënjeshtra. Do t’i rekomandoja gjithësecilit që mund të mos jetë shumë i bindur që të mos e dëgjojnë Selakoviqin e as ministren e Jashtme të Kosovës. Thjesht lexoni raportet ndërkombëtare, Raportin e Komisionit Evropian, Raportin e OSBE-së sepse do të përpiqesha t’iu mashtroja, por që nuk mund ta bëj kurr për hir të respektit, dhe nuk dua t’i lejoj as të tjerët t’iu mashtrojnë”, tha ajo./21Media

Back to top button