Barcelona shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Ekipi i Barcelonës sot shënoi fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Dinamon e Kievit, me rezultat 1-0.
As Dinamo nuk po bën një paraqitje më të mirë se ekipi katalunas, sipas Marcas.
Goli i Gerard Pique në minutën e 36-të ishte i mjaftueshëm për Barcelonën për t’i fituar tri pikë, të parat për këtë sezon në Ligën e Kampionëve, transmeton rtv21.tv.


34 vjeçari është bërë golashënuesi më i vjetër i Barcelonës në Ligën e Kampionëve (34 vjeç 260 ditë), duke kaluar Sylvinhon (34 vjeç 241 ditë), i cili ka  shënuar kundër Shakhtar Donetskit, në dhjetor të vitit 2008./21Media

Back to top button