PZAP pranon kërkesën e PDK-së, Bekim Jashari dënohet me 1.800 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar kërkesën e PDK-së, dega në Skenderaj dhe ka gjobitur subjektin politik, Lista e Pavarur-Bekim Jashari me 1 mijë e 800 euro.
Në vendimin e PZAP është shkruar se gjobitja është bërë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale, për zgjedhjet lokale të së dielës.
Sipas vendimit të PZAP, Jashari duhet ta paguajë dënimin brenda 15 ditësh, si dhe ai ka të drejtë ankese në PZAP.
Ndryshe, në zgjedhjet e 17 tetorit, fitues në komunën e Skenderajt ka dalë kandidati i PDK-së, Fadil Nura me 57,99%, ndërsa Lista e Pavarur-Bekim Jashari ka marrë 40,64% të votave./21Media

Back to top button