Bardella: Jemi hedhur në krahët e ekstremit të majtë dhe të Jean-Luc Melenchon

Jordan Bardella i Frontit Kombëtar, është deklaruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve.
Shumë sondazhe treguan se 28-vjeçari do ta marrë postin e kryeministrit pas parashikimeve të hershme të forta për Frontin Kombëtar të Marine Le Pen.
Këto shpresa tani duket se janë të shkatërruara pasi partia u rreshtua në vendin e tretë, shkruan skynews.
“Ne jemi hedhur në krahët e ekstremit të majtë dhe të Jean-Luc Melenchon”, tha Bardella.
“Koalicionet e formuara në përgjigje të suksesit të Frontit Kombëtar e kanë paralizuar sistemin politik francez”, shtoi Bardella duke theksuar se presidenti Emmanuel Macron “e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë”.
“Unë e di se sa miliona francezë janë të frustruar”, vazhdon ai.
“Fronti Kombëtar do të përforcojë punën e tij në Asamblenë Kombëtare nën udhëheqjen e Marine Le Pen”, shtoi ai.
“Do të jem me ju deri në fitore, kjo mbrëmje është vetëm fillimi”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Marine Le Pen.
“Fitorja jonë thjesht është vonuar”, tha Le Pen duke shtuar se “e sheh fitoren e së nesërmes në rezultatin e sotëm”.
Më pas, ajo kundërshtoi presidentin në detyrë, Emmanuel Macron, duke thënë se ai është në një pozicion “të paqëndrueshëm”.
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar se rezultatet e zgjedhjeve do të respektohen, sipas Pallatit Elysee.