Bardhi ka një dhuratë për fansat e tij në ditën e të dashuruarve
Rep-artisti, Bardhyl Idrizi, i njohur me emrin skenik Bardhi ka një lajm të mirë për fansat e tij.
Artisti ka treguar se këngën ”Engjulli im”, do ta publikojë më 14 shkurt.
Bardhi ka bërë të ditur se në ditën e të dashuarve do të publikohet kjo këngë që është remake i këngës nga Soolking.

Projekti i fundit nga Bardhi është ”Ajo po don”, të cilin e ka publikuar më 15 nëntor të vitit të kaluar. Kënga është në bashkëpunim me artistin Ensam./21Media