BE-ja dhe ShBA-ja e ndajnë vizionin e njëjtë për dialogun
Sot kanë filluar vizitën tre ditore në Kosovë i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, emisarët Escobar e Lajçak në konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti theksuan rëndësinë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, tha se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës mbetën të pacenuara nga përpjekja e kujtdo qoftë.(Teksti -Donika Osmani, kamera: Kushtrim Rrmoku)./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?