Barton dënohet me 18 muaj mos lojë nga FA

Ish reprezentuesi i Anglisë është dënuar pasi ka thyer rregullat për vendosjen e basteve në ndeshjet e futbollit

Joey Barton është dënuar me 18 muaj ndalim loje nga Federata e Futbollit për shkak të pretendimeve se mesfushori i Burnleyt ka vënë mbi 1.000 baste në ndeshjet e futbollit për një periudhë 10 vjeçare.

Barton i cili është dënuar edhe me 30 mijë funte, thuhet të këtë bërë 1.260 baste në periudhë 10 vjeçare u godit me një dënim një vit e gjysmë nga futbolli, shkruan rtv21.tv.

Barton planifikon që të ankohet për këtë vendim të FA-së, pasi sipas tij ky dënim do ta detyronte atë të tërhiqej nga futbolli, pasi Barton veçse është 34 vjeçar./21Media

Back to top button