Basha: Ekonomia nuk mund të zhvillohet pa investime të huaja

Basha siguroi se dhjetëra projekte madhore do të vërshojnë për punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vetëm një ekonomi e fortë mund të ndërtojë shtet të fortë.

Sipas tij, ekonomia nuk mund të zhvillohet pa investime të huaja strategjike.

Duke theksuar se shteti i fortë është prioritet absolut, Basha premtoi mbështetje për biznesin e vogël, fermerët dhe gjithë sipërmarrësit që deri tani kanë qenë të pambrojtur.

Basha u ndal te dy investime madhore strategjike që prekin edhe Korçën siç janë TAP dhe kantieri i lumit të Devollit. Sipas tij, në këto 4 vjet asnjë investim i huaj nuk erdhi në Shqipëri, por dhjetëra u larguan për shkak të qeverisjes së inkriminuar.

“Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime të huaja strategjike. Kam punuar fuqishëm në të kaluarën për të sjellë investitorë strategjik në Shqipëri dhe këtë do të bëj edhe pas 25 qershorit”, tha ai.

Basha vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, me një takim në qytetin e Korçës, ku prezantoi edhe ekipin e kandidatëve demokratë për deputetë./21Media

Back to top button