Haradinaj: Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi

Haradinaj thotë se Gjakova meriton trajtim dhe mundësi më të mëdha

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha të premten se Gjakova meriton trajtim dhe mundësi më të madhe nga qeveria dhe shteti i Kosovës, pasi është resurs i çmuar i këtij vendi dhe u zotua se kësaj komune do t’i kthehet zhvillimi i munguar, të cilin do ta bëjnë së bashku.

“Pata kënaqësinë t’i takoj sot bashkëluftëtarët nga Gjakova – veteranët e luftës së UÇK-së të këtij qyteti dhe të kësaj komune”, ka thënë Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai tha se si gjithmonë, Gjakova dha shumë për lirinë e vendit edhe në përmbylljen e shekullit te kaluar, por sipas tij shteti ynë, deri më sot nuk e kreu obligimin e tij ndaj këtij qyteti.

“Gjakova meriton trajtim dhe mundësi më të mëdha nga qeveria dhe shteti i Kosovës. Këtë e pashë edhe një herë, po sot, në një takim tjetër që e pata me të rinjtë e këtij qyteti. Ata janë resurs i çmuar i këtij vendi, që me të drejtë e duan mundësinë e tyre dhe meritojnë jetë më të mirë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Evropë”, tha ai.

Sipas Haradinajt po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi./21Media

Back to top button