Basha: Jam i bindur se autorët e këtij krimi makabër do të vihen para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të sulmit ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit.
Përmes një shkrimi në Twitter, Basha ka uruar që nxënësit e lënduar të shërohen sa më shpejtë.
Tutje, ai ka thënë se është i sigurtë se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër.
Kujtojmë se tre persona kanë mbetur të vrarë sonte nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan./21Media

Back to top button