Basha, Kryemadhi e opozita dorëzojnë mandatet

Protesta u zhvendos para parlamentit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi por dhe deputetët e tjerë të opozitës që kanë firmosur dorëheqjen nga mandati kanë hyrë në kryesinë e kuvendit, për të dorëzuar zyrtarisht mandatin.

Ndërkohë nga ora 10:30 deri në 12:08 protesta u mbajt para parlamentit. Çdo deputet mbajti një fjalim të shkurtër ku njoftonte se ka hequr dorë nga mandati dhe kërkoi rrëzimin e Ramës. Kjo është protesta e dytë radhazi pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Masa të larta sigurie janë marrë nga policia e shtetit për protestën e kësaj të enjte para parlamentit. Mbi 1 mijë forca janë të angazhuara për t’i bërë ballë trazirave të mundshme dhe tentativës së mbështetesve të opozitës për tu futur në ambientet e parlamentit./oranews

Back to top button