Basha: Shqiptarët pa ujë dhe drita

Basha: Paratë publike u përdorën për të manipuluar votën

Kryetari demokrat Lulzim Basha, ka reaguar ndaj situatës së mungesës së energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Basha tha se vendi po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji, sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

“ Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tone” tha Basha./21Media

Back to top button