Basha-studentëve: Mos kini frikë, nuk do të humbisni vitin

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se Rama është kapur nga paniku dhe se po kërcënon studentët me humbjen e vitit.

Ai thekson se opozita nuk do e lejojë një gjë të tillë ndërsa u bën thirrje që të vijojnë protestën e tyre pasi është mëse e drejtë.

Studentët e Shkodrës kanë kundërshtuar vendimin e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës për të rinisur mësimin. Rektorati kishte vendosur që këtë të hënë të niste normalisht procesi mësimor por studentët e kanë kundërshtuar këtë masë./vizionplus

Back to top button