Basha: VV-ja u tregua konstruktive, bllokues janë ata që votojnë kundër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij është treguar konstruktive, por i  njëjti i akuzoi partitë e tjera se me votë kundër po bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

Basha u shpreh para mediave sot se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion për VV-në pasi tha se “ka pasur zgjedhje”.

“Me rëndësi është që VV-ja tashmë është treguar konstruktive që për qëllim ka pasur zhbllokimin. Bllokues janë ata që po votojnë kundër”, ka thënë Basha.

Back to top button