Kadrijaj: Sot do i dërgojmë komentet në Kushtetuese

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj bëri të ditur se sot do të dorëzojnë komentet në Gjykatën Kushtetuese.
Ditë më parë, është kërkuar interpretim nga Kushtetuesja lidhur me votimin e fshehtë, për çka partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë e kanë konsideruar anti-kushtetuese.
Pas dështimit të 18-të për konstituim të Kuvendit, Kadrijaj tha se sot do të dorëzojnë komentet në Kushtetuese.
“Tash po nisem për në Gjykatën Kushtetuese, është afati i fundit për dërgimin e komenteve. I kemi hartuar edhe disa komente në përkrahje dhe mbështetje të asaj që kemi dërguar dhe arsyetimin se pse duhet të trajtohet me seriozitet. Ne tash po fillojmë të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese, do i dorëzojmë komentet dhe normal që dëshirojmë që të fuqizohet kërkesa paraprake”, ka thënë ajo para mediave.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?