​Bashkatdhetarët: Autoritetet serbe në kufi po na pyesin për zhvillimet në Kosovë

Instituti OCTOPUS ka njoftuar se disa bashkatdhetarë kanë bërë të ditur se autoritetet serbe në kufi kanë shprehur interesim të veçantë për zhvillimet në Kosovë. Instituti u ka bërë thirrje atyre që të mos përgjigjen në këto kërkesa dhe të mos bien pre e provokimeve të autoriteteve të Serbisë.

Përmes një njoftimi, OCTOPUS ka këshilluar bashkatdhetarët që rastet e tilla t’i raportojnë pranë autoriteteve të Republikës së Kosovës, apo shteteve në të cilat jetojnë.

“Në këto raste, qytetarët, nëse eventualisht pyeten për gjëra të tilla, të kërkojnë arsyet pse po ndalen dhe të kërkojnë praninë e avokatit; kërkojnë të kuptojnë se nëse janë të dyshuar për ndonjë vepër. Përndryshe, nuk kanë asnjë obligim që të flasin”, është theksuar në njoftim.

Back to top button