Ferati: Në ligjin për qeverisje lokale i parashikon disa raste kur kryetari mundet me hup mandatin

Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati për RTV21 ka treguar se a ka pasur nevojë për një udhëzues administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre.

Ferati për RTV21 ka thënë se sa i përket të drejtës së qytetarëve për të grumbulluar nënshkrime dhe për të organizuar peticionin e besimit për çështjen e kryetarëve nuk ka pasur nevojë, sepse ekziston ligji.

”Unë mendoj që qëllimi i udhëzimit administrativ është përçimi dhe lehtësimi i procedurave. Pra definimi më i mirë i procedurave, i personave sepse Kosova nuk ka një përvojë deri tash në këtë drejtim. Pra nuk kemi pas asnjë rast që për t֝ë grumbulluar peticione të ketë pas iniciativë për shkarkimin e kryetarëve sipas kësaj mënyre. Pra një lehtësim i këtij qëllimi. Në ligjin për qeverisje lokale i parashikon disa raste kur kryetari mundet me hup mandatin, pra atëherë kur është çështja e shëndetit, kur mungon pa arsye më gjatë se 30 ditë, pastaj kur jep dorëheqjeje, por njëra prej tyre është edhe me iniciativën e qytetareve nëpërmjet grumbullimit 20 përqind të nënshkrimeve te trupit elektoral, organizimin e votimit pra se a do te votojnë qytetaret pro shkarkimit dhe pastaj organizmi i zgjedhjeve’’, tha Ferati.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar të mërkurën një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të jetë gati në shtator./21Media

Back to top button