Bashkatdhetarët shtatë orë pritje në Merdare

Bashkatdhetarët tanë kanë përfunduar pushimet dhe tanimë kanë mësyrë vendet perëndimore ku jetojnë dhe punojnë. E kjo ka bërë që në pikë-kalimin në Merdar edhe mbrëmjen e së mërkurës të krijohen kolona të gjatë dhe pritje deri në shtatë orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 20:00, në Merdare janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 200 metra, duke bërë që pritjet për kalimin e kufirit me Serbi të zgjasin deri në shtatë orë.
Ndërsa në pikë-kalimet tjera si te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë, nuk ka pritje të gjata.

Back to top button