Ahmeti: Pa u vaksinu s’mundesh me regjistru veturën

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me ironi ka dhënë “ide” si të rritet numri i vaksinuarve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare ka thënë se qytetarët për t’u vaksinuar duhet të kushtëzohen me regjistrim të veturave. “Pa u vaksinu s’mundesh me regjistru. Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.
Megjithatë, në fund kryetari i Komunës së Prishtinës bëri thirrje më serioze për vaksinim.
“Ama seriozisht, vaksinohu”, ka përfunduar ai.
Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 14 viktima nga koronavirusi dhe 2 mijë e 541 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja rezultuan pas testimit të 12 mijë e 618 mostrave.
Deri më 25 gusht, 250 mijë e 626 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Në total janë dhënë mbi 747 mijë vaksina./21Media

Back to top button