Bashkatdhetari dhuron karroca për personat me aftësi të kufizuara

 

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemajli, ka pranuar sot donacionin me karroca për persona me aftësi të kufizuara, të dhuruara nga bashkatdhetari Arsim Imeri.

Janë karroca mbështetëse për të moshuar dhe dy prej tyre për persona me aftësi në lëvizje. Këto karroca janë shumë të nevojshme dhe do të jepen në shfrytëzim varësisht nga nevojat dhe kërkesat që vijnë në Komunën e Gjilanit. Në këtë fazë të përballjes me pandeminë globale kemi pranuar donacione të ndryshme për çka i falënderojmë të gjithë donatorët sikur Arsimi dhe konfirmojmë angazhimin maksimal për t’i asistuar të gjithë ata që kanë nevojë”, ka bërë të ditur Xhemajli.

Ndërsa, në emër të donatorit, Ilaz Rashiti, ka konfirmuar se këto karroca janë dedikuar për shërbimet shëndetësore dhe në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera në pajisje dhe mjete të tjera në këtë fushë.

 

Back to top button