Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani intensifikohet me investime në shëndetësi

Haradinaj takohet me ministrin gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot priti në takim Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë evropian.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë”, ka shkruar kreu i Qeverisë.

Në fund Haradinja tha se Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha./21Media

Back to top button