Bashkëshortja e Nasim Haradinaj thotë se ai nuk është liruar nga Gjykata Speciale

Bashkëshortja e Nasim Haradinaj thotë se burri i saj nuk është liruar nga Gjykata Speciale.

“Sot e morem lajmin nga Avokati se Nasimin se kan lirue . Spritet drejtësi nga Gjykata që mirret me thashe themet e rrjetve sociale .Sa i qetë dhe krenar ishe kur folem në telefon. Asnje padrejtesi nuk ja arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mu force dhe durim.Je krenaria jonë ”, shkroi ajo në Facebook.

Derisa gjatë ditës, Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për portalin rtv21.tv ka thënë se ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Por, lirmin e tij nuk e ka konfirmuar as Gjykata Speciale..

Në përgjigjen e Dhomave të Specializuara në Hagë për portalin rtv21.tv është thënë se një vendim i tillë do të bëhet publik në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë një zëdhënës i Dhomave të Specializuara./21Media

Back to top button