Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Kosovës shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Kosovës shpalli grevën e përgjthshme.
Në një konferencë për media ata thanë se u detyruan për shkak të mungesë të dialogut me Qeverinë.
“Duam të informojmë se ligji është aj që na obligon të hyjmë në grevë sa herë që mbyllen rrugët tjera, të cilat nuk i përmbushin kërkesat e arsyeshme të të punësuarve, ky është shkaku që po shpallim grevë”, thanë ndër tjera gjatë konferencës.
Ai ka bërë të ditur se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se obligohen që të hyjnë në grevë.
“Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga”, është shprehur Hykolli.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se megjithë vendimin, dyert i kanë të hapura që të ftohet këshilli grevist dhe të arrihet marrëveshja.
Sipas tij, pika kyçe për t’u bërë marrëveshja me qeverinë Kurti është të fillohet me 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për Pagat./21Media

Back to top button