‘Bashkohet’ Kosova e Shqipëria, Ambasadorja e Kosovës martohet me diplomatin shqiptar
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dje është martuar me personin e zemrës. Ajo dhe diplomati shqiptar në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Fracesk Fusha dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë, shkruan rtv21.tv
Haxhitasim dhe Fusha janë martuar në Romë, Itali.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorja Haxhitasim, e cila në Facebook ka publikuar dy foto të bukura të martesës.



Kujtojmë që, nga 5 dhjetori i vitit 2019, Lendita Haxhitasim është akredituar si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali./21Media