Basketboll:  “Final 8” organizohet në Pejë

Federata e Basketbollit e Kosovës konfirmoi sot se faza finale e këtij edicioni të Kupës së Kosovës në basketboll do të organizohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Vendimi i bordit është marrë pasi që Klubi I Basketbollit “Peja” i ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara nga Federata e Basketbollit në konkursin për organizim. Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt.
 

Back to top button