Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa aparate për prodhimin e valutave digjitale sot gjatë një operacionit të bastisjes në Dobrajë të Lipjanit.
Siç thuhet në një komunikatë për media, me këtë rast janë ftuar edhe zyrtarët doganor, të cilët kanë proceduar më tej me rastin.
”Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjest së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës javë më parë ka miratuar vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës. /21Media

Back to top button