Basketboll, të dielën Kosova takohet me Norvegjinë
Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të luajë ndeshjen e radhës kundër Norvegjisë.
Të dielën(27 shkurt) me fillim nga ora 19:00, takohen dy kombëtaret.
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën për këtë ndeshje.
Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Siç u bë e ditur në njoftim, e veçanta e këtij grumbullimi është rikthimi te Kosova i organizatorit, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans. Skuadra do të fillojë grumbullimin sot (e shtunë), kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.
Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.
Lista e gjerë: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth./21Media