Basketbollistes amerikane i vazhdohet paraburgimi në Rusi

Basketbollistes amerikane të femrave, Brittney Griner, i është vazhduar paraburgimi në Rusi deri më 2 korrik, sipas mediave shtetërore lokale.

Griner, 31 vjeç, është në paraburgim që nga shkurti pasi zyrtarët e aeroportit të Moskës dyshohet se gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj.

Ajo po kthehej në SHBA pasi luajti në Rusi, pak para pushtimit të Ukrainës, ndërsa SHBA-ja u kërkoi qytetarëve të saj të ktheheshin në shtëpi.

Griner – i konsideruar si një nga femrat më të mira në botë – përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor. Shtetet e Bashkuara thonë se ajo është burgosur gabimisht./21Media

Back to top button