Bastisen dy lokacione në Podujevë, sekuestrohet arma e zjarrit

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, të enjten ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroi një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.

“Ndaj të dyshuarve A. I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe T. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button