Bastisje në 20 lokacione! Dhjetëra të arrestuar, konfiskohet drogë dhe municione

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë ditës së premte ka realizuar një aksion të gjerë policorë në 20 lokacione në qytete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
Nga MPB kanë informuar se janë arrestuar 20 shpërndarës të drogës.
“Nga ora 05.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera në mbi 20 lokacione (pesë në SPB Tetovë, dy në rajonet e Gjevgjelisë dhe Kërçovës, nga një në SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Strumicë, SPB Shtip, Strugë, Probishtip, Berovë, Shën Nikollë, Manastir, Gostivar, Negotinë dhe Kavadar), pas çka janë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha të marihuanës, rrënjë kanabisi, 22 paketime me heroinë, amfetaminë, materie tjera pluhur, materie të ngurtë, mjete me mbetje të materieve pluhur, mjete financiare, dy grimcues, tre peshore, 29 fishekë nga të cilët 25 me kalibër 7,62 x 39 mm dhe katër fishekë me kalibër 38 special”, ka deklaruar mes tjerash zëdhënësja e Ministria e Punëve të Brendshme, Suzana Pranjiç Talevska, shkruan TV21/21Media

Back to top button