Bastisje në Ferizaj, 6 të arrestuar

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”

Policia Rajonale ka arrestuar sot 6 persona në një lokal në fshatin Babush i Ri në Ferizaj.

Arrestimi i tyre u bë pas bastisjes së një lokali-restoranti ku mbahej muzikë e gjallë.

Sipas policisë tek të dyshuarit cilët janë gjetur dhe njehërit janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të ndryshme, shkruan 21Media.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje prej 48 orë./21Media

Back to top button