Egjipti dënon me vdekje 37 persona

Më 2 mars seancë e re për të konfirmuar dënimet

Një gjykatë egjiptiane dënoi të shtunën Hisham al-Ashmawy, një ish oficer i forcave speciale i shndërruar në militant dhe 36 të tjerë me vdekje pasi u dënuan për terrorizëm.

Ashmawy ishte kapur në qytetin lindor libian të Derna në fund të vitit 2018 dhe u transferua në Egjipt në maj të vitit të kaluar.

Ai ishte dënuar lidhur me disa akuza, duke përfshirë komplotimin e një sulmi në vitin 2014 që vrau 22 roje ushtarake pranë kufirit me Libinë, dhe përfshirjen në një përpjekje për të vrarë një ish-ministër të brendshëm në vitin 2013, thuhet në një deklaratë ushtarake, transmeton 21Media.

36 të pandehurit e gjykuar ishin gjithashtu të dënuar për akuza terrorizmi.

Gjykata caktoi një seancë të re për 2 mars për të konfirmuar dënimet pasi mori mendimin jo detyrues të Myftiut./21Media

Back to top button