Kaloni te përmbajtja kryesore

Bastisje në një shtëpi – sekuestrohen armë e municion, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni policor në fshatin Koliq të Prishtinës, kanë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion, ndërsa është arrestuar i dyshuari.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se aksioni u zhvillua nën dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëses”.

“Me datën 23.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën tri pistoleta, dy armë gjuetie, një pushkë dhe municion.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni: Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm, Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm, Tetë karikatorë, 61 fishekë kalibër 7.62 Dy armë gjuetie, kal: 12 GA, Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i nënshtrohet vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button