Bastisje në Zubin-Potok, sekuestrohen prova materiale

Policia e Kosovës këtë të martë ka realizuar tri bastisje në Zubin-Potok për një rast “detyrimi”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Policia ka thënë se nuk ka të arrestuar, ndërsa provat materiale janë konfiskuar.

“Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që konsiderojmë të jenë të dobishme për rastin”, ka thënë Elshani./21Media

Back to top button