Policia flet për RTV21 lidhur me rastin e kërcënimeve ndaj Krasniqit e Abdixhikut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Krasniqi këtë të martë deklaroi se këto kërcënime ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri  theksoi se është rritur kujdesi i organeve të sigurisë ndaj kreut të kësaj partie (Lumir Abdixhikut), por nuk ka ndryshuar asgjë në agjendën e tij.

Portali rtv21.tv ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës se për çfarë kërcënimesh/rreziku bëhet fjalë, megjithatë Policia nuk ka dhënë detaje, duke theksuar se  Policia e Kosovës në kuadër detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, bënë edhe vlerësimin e sigurisë së personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe varësisht nga informacionet apo të gjeturat ndërmerr masat për ofrimin e sigurisë.

“Në këtë rast edhe ndaj personaliteteve në fjalë ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe të njëjtëve sipas vlerësimit iu është ofruar siguri”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media

Back to top button