Batatina e nis mëngjesin me mesazh për lojtarët e Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka nisur mëngjesin e sotëm me një përshëndetje dhe mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Në dy ndeshjet e muajit qershor, “Dardanët” barazuan fillimisht me Rumaninë 0:0, kurse më pas u mposhtën 2:1 nga Bjellorusia, kështu duke minimizuar gjasat për kualifikim tutje në Euro 2024.

Batatina postoi futbollistët e kombëtares sonë në Facebook, për të cilët tha se së shpejti do të shkruajnë historinë e re të futbollit kosovar.

“Mirëmëngjesi ju themi me luanat tanë kokën lart së shpejti do të shkruni historin e re të futbollit kosovar ‘Forca Kosova’”, shkroi Batatina në Facebook.

Back to top button