Batatina lajmërohet nga stërvitjet: Po punoj me luana

Skuadra e Llapit ka nisur përgatitjet për edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës 2023/24 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Duke parë që sezoni i kaluar nuk ishte i suksesshëm pasi Llapi e mbylli pa asnjë trofe të fituar, puna për sezonin e ri ka nisur me internzitet të lartë, raporton KosovaPress.

I lumtur me ecurinë e stërvitjeve është trajneri Tahir Batatina i cili lojtarët e tij i ka konsideruar si “luana”, pasi sipas tij, ata po tregojnë përkushtim maksimal në stërvitje.

“Këtë kampionat po stërvisë luana të vërtetë. Motiv, punë, seriozitet dhe frymë pozitive në skuadër për të arritur qëllime madhore . Legjenda bëhuni gati sepse luanat e Llapit këtë vit do t’iu bëjnë krenar me angazhim dhe rezultate pozitive.. Forca Legjendat”, ka shkruar Batatina në Facebook.

Back to top button