Teodosije reagon për deklaratat e deputetes britanike për armët në kisha

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është takuar të mërkuren me peshkopin e kishës serbe Teodosije
Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Amabasada e Britanisë në Kosovë. Peshkopi i përcolli ambasadorit “shqetësimin e thellë në lidhje me deklaratat e fundit të bëra nga deputetja britanike Alicia Kearns, e cila pretendonte se armët ilegale ishin kontrabanduar ilegalisht nëpër kishat ortodokse serbe në veri të Kosovës.

” Peshkopi theksoi se ky pretendim, i cili që atëherë është hedhur poshtë nga KFOR-i, ka përkeqësuar ndjeshëm sigurinë e Kishës Ortodokse Serbe (KPS) në Kosovë dhe mund të pengojë seriozisht procesin e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës dhe procesin e dialogut. Ipeshkvi ritheksoi qëndrimin e Kishës që të qëndrojë e përkushtuar për paqen mes të gjithë banorëve të Kosovës dhe të mos lejojë asnjë abuzim apo manipulim politik të kishave tona.”, thuhet në njoftim.

Derisa bëhet e ditur se Ambasadori Abbott shprehu shqetësimet e tij për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës, rolin e rëndësishëm të Kishës në përmirësimin e marrëdhënieve në komunitet dhe nevojën urgjente për de-përshkallëzimin.

KFOR-i ka mohuar deklaratat e bëra nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se armë nga Serbia po ruhen në kishat serbe në Kosovë.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se brenda kësaj jave do të dihet kjo çështje./21Media

Back to top button