​Batatina: Ne jemi qytet i futbollit

Trajneri i Llapit Tahir Batatina është shprehur jashtëzakonisht i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit me rezultat 3-2.

Batatina ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin në tribuna për ta mbështetur skuadrën, duke thënë se prania e tyre dhe angazhimi i tofozëve solli tre pikë të mëdha.

“Falenderoj tifozët Ultras Legjendat për organizimin dhe mbështetjen e dhënë skuadrës së zemrës, së bashku me qytetarët e Llapit dhe Gollakut, zëri i së cilëve në tribuna dhe angazhimi maksimal i futbollistëve në fushë na solli tri pikë të rëndësishme drejt arritjes së objektivit që kemi së bashku. Ju kam premtuar dhe do mundohem ta mbaj fjalën se do jemi klubi me organizimin më të mirë në Kosovë dhe askush nuk do mund të na ndal mua, kryesinë dhe sponsorët e Llapit drejt arritjes së objektivave që kemi sepse me mund dhe djersë e sollëm skuadrën në ketë gjendje për të luftuar gjithmonë për pozitat lart në tabelë dhe daljes në Evropë.”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

Ai ka shtuar më tutje se me këtë përkrahje për skuadrë, tifozët po e dëshmojnë se Podujeva është qytet i futbollit.

“Qytetarët e trevës së Llapit e din sa vështirë ka qenë me sjell ekipin e zemrës me këto kushte dhe për këtë arsye asnjëherë nuk kanë dyshuar në mua dhe kryesinë në menaxhimin e skuadrës. Sot edhe një herë tjetër u dëshmua se jemi qyteti i futbollit sepse po e mbizotrojmë Superligën e Kosovës me tifozeri dhe kjo tregon se në çfarë niveli është skuadra e Llapit pasi për çdo qytetar llapjan është kënaqësi të jetë në tribuna dhe motiv për çdo skuadër që luan në Arenën “Zahir Pajaziti”, ka thnë ai.

Në fund ai ka kërkuar nga institucionet komunale që ta mbështesin financiarisht klubin.

“Vazhdojmë të bashkuar dhe të pathyeshëm sepse kështu jemi më të fortë por kërkoj edhe që institucionet tona komunale të mos e neglizhojnë skuadrën më të organizuar ne Kosovë dhe të gjejnë formë dhe mundësi për mbështetje sepse këta 5 mijë tifozë vetëm ne i sjellim në tribuna ku edhe ju duhet të kontriboni për rininë e këtij vendi sepse fundja është obligim njerëzor dhe moral por edhe “qytetar të mbështetet klubi i qytetit, dashuria e vetme dhe sporti i vetëm më i organizuar në Podujevën tonë por edhe në Kosovë.”, ka shkruar në fund Batatina.

Llapi ka 32 pikë në vendin e gjashtë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Back to top button