Më shumë se 40 automjete përplasen në Hungari

Dhjetëra automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir në Hungari, duke lënë të lënduar disa persona. Policia ka bërë të ditur se aksidenti, në të cilin janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 automjete, ka ndodhur 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Shkaku i përplasjes së fuqishme, 19 automjete janë djegur dhe janë lënduar 36 persona, përfshirë një që është në gjendje të rëndë. Departamenti i policisë ka njoftuar se zjarri është shuar dhe se katër helikopterë janë angazhuar për trajtimin e shpejtë të të lënduarve.

Autoritetet kanë bllokuar trafikun në dy anët e autostradës për të lehtësuar pastrimin e rrugës. Autoritetet nuk kanë treguar shkaqet e aksidentit, por operatori mbikëqyrës i autostradave në Hungari ka njoftuar se një stuhi pluhuri mund të ketë reduktuar dukshmërinë te ngasësit e automjeteve.

Back to top button