Kaloni te përmbajtja kryesore

Batusha: Është bërë e pakuptimtë mbajtja e masave ndaj Kosovë

Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, përveq deklaratave nuk është parë ndonjë veprim konkret nga BE-ja, kështu tha Agon Batusha deputet i VV-së.

Batusha për RTV21 ka thënë është bërë e pakuptimtë mbajtja e masave ndaj Kosovës dhe thirrjet për heqjen e tyre tanimë po bëhen edhe brenda BE-së.

‘’Si përfaqësues të Republikës dhe institucione të shtetit vazhdojmë të kërkojmë në mënyrë të argumentuar që masat duhet të hiqen dhe sanksionet ndaj Serbisë të vendosen. Nëse nuk merren masa konkrete ndaj shtetit agresor dhe destabilizues, pra Serbisë, edhe vetë dialogu e humb kuptimin sepse nuk sigurohet barazia në qasje, mbi gjitha vetë vlerat dhe parimet e BE-së vihen në pikëpyetje nga vetë përfaqësuesit e BE-së’’, ka thënë Batusha.

Ai tutje ka shtuar se Kosova është për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me’’ fqinjin tonë problematik verior, por asnjëherë nuk lejojmë cenimin e territorit të Republikës sovranitetin, organizimin politiko-administrativ dhe mbi gjitha cëniminin e kushtetutshmërisë së Kosovës’’./21Media  

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button